
Sipas gazetës turke “Fanatik”, Mauro Icardi nuk do të kthehet më tek skuadra e PSG. Argjentinasi u huazua në fillim të sezonit tek Galatasaray. Kontrata me PSG i skadon në qershor të 2024. Por sulmuesi nuk e sheh veten të lidhur me parizienët vitin tjetër. Ai e konsideron aventurën në kryeqytetin francez të mbyllur.
Një nga opsionet për të ardhmen e tij mbetet qëndirmi në Stamboll tek Galatasaray. Por argjentinasi do të qëndrojë aty vetëm nëse nuk vjen një ofertë nga Serie A. Dëshira e tij është rikthimi në Itali, aty ku shkëlqeu me Inter, pasi prioritet për të është vetëm Serie A.
Poll