
Partizani po luan kundër Vllaznisë, ndeshje e vlefshme për javën e 16-të të Superiores. Pjesa e parë e kësaj sfide ka përfunduar në barazim 1-1, ndërsa në shumë momente është dëgjuar trajneri Sulejman Starova duke i kërkuar llogari të "tijve".
"O Bardhi më shpejt mbuloje", më pas i kërkon llogari Kalarit: "O Kalar, o Kalar me ty e kam more, mos bëj sikur nuk dëgjon. Mbylle gojën e luaj".
Gjyqtari Hamiti vonon në dhënien e një faulli dhe në këtë moment është Lorenc Trashi që i kthehet: "Po ti e jep faullin pas 5 minutash more burrë. Jepe menjëherë".
Një moment pikant ndodh në fundin e pjesës së parë. Çinari i rrëmben një top Labinot Ibrahimit dhe trajneri Sulejman Starova i thërret: "E i marum i marum. Ta marrin buka nga goja". /Newsport.al/