Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

"Ibra nuk e ofendoi gjyqtarin", Pioli komenton fitoren e Milanit: E ndërlikuam ndeshjen, qëllimi është të kthehemi në Champions

Shkruar nga NEWSPORT
"Ibra nuk e ofendoi gjyqtarin", Pioli komenton fitoren e Milanit: E

Milani u rikthye te fitorja ditën e sotme duke mposhtur 1-3 Parmën në transfertë. Kuqezinjtë shënuan me Rebic, Kessie dhe Leao për të marrë 3 pikë që e mbajnë ende në vendin e dytë të Serie A. Në këtë ndeshje nuk mungua as polemikat pasi Ibrahimovic u ndëshkua me karton të kuq për ofendime ndaj gjyqtarit të ndeshjes. Në fund të takimit për mediat, trajneri i Milanit, Stefano Pioli u shpreh:

"Ishte një ndeshje delikate, ne donim të tregonim se duam të bëjmë më mirë sesa ajo që pamë me Sampdoria. Fitorja është e rëndësishme. E ndërlikuam pak ndeshjen, por ishte thelbësore për të marrë 3 pikët dhe ia dolëm".

Fitoret në transfertë? "Numrat dëshmojnë për gjithçka, është diçka e çuditshme. Meqenëse nuk ka tifozë në shtëpi ose jashtë, nuk duhet të ndryshojë. Sidoqoftë, mesatarja e pikëve është e rëndësishme, duam të kthehemi në Champions League dhe ky është qëllimi. Ne duhet të kapërcejmë kundërshtarët e fortë, tani le të mendojmë për Genova".

Dalja e Ibras me të kuqe? "Zlatan më tha që ai debatoi me gjyqtarin pa e ofenduar. Një nga fjalitë e tij në fund të diskutimit ishte: ty nuk të intereson se çfarë them unë fare?! Sa keq, sepse loja më pas ndryshoi. Por lojtarët kanë treguar vendosmëri dhe vullnet për të fituar".

Tags:

SERIA A BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga