Të gjithë e mbajnë mend fitoren e Zvicrës ndaj Serbisë në kampionatin botëror Rusi 2018, dhe në mendjen e gjithë fitozëve është ngulitur fort festimi i Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqiri me simolin e shqiponjës. Një gjest që u komentua gjatë në media dhe duket se serbët i ka “traumatizuar”.
Ironia e fatit i vendos Zvicrën dhe Serbinë përballë njëra-tjetës ditën e premte, takim i vlefshëm për raundin e fundit të grupeve të Katar 2022.
Ish-futbollisti i Interit, Fiorentinës, Shtutgartit, Baselit, Udineses e Malagas duket s’e nuk e ka harruar ende shqiponjën e Xhakës e Shaqirit dhe ka porositur lojtarët serbë që të hakmerren ndaj dy shqiptarëve në fushë. Zdravko Kuzmanovic ka shtetësi të dyfishtë zvicerane-serbe, por që kishte veshur fanelën e Serbisë.
Ai ka thënë se po të ishte në fushë në ndeshjen e të premtes, do t’i trondiste që të dy.
“Ngjarjet në Rusi 2018 nuk mund të harrohen. Nëse jeni provokues, duhet të jeni të përgatitur që gjërat të tronditin në fushë. Një thënie e bukur thotë se gjithmonë takohesh dy herë në jetë. Nëse do të isha ende lojtar, do t’i trondisja në fushë Xhakën e Shaqirin. Nuk mendoj se djemtë që ishin atje në 2018-ën ndaj Zvicrës në fushë, do ta harrojnë lehtë shqiponjën e tyre. Shqiponja e bërë nga ta ishte një turp. Duhet të ndash sportin nga politika, djemtë nuk e bënë këtë”, ka deklauar ish-lojtari i Interit.