Wilfried Zaha sulmuesi i Crystal Palace, i skadon kontrata në qershor duke dal kështu një lojtarë i lirë. Merkato e verës pritet të jetë një “luftë” e vërtetë për të siguruar shërbimet e sulmuesit. Në garë janë shumë klube, por në Pole-Position duket se janë Roma dhe Juventus.
Verdhekuqtë kanë shfaqur interes për 31-vjeçarin edhe verën e kaluar, por pa arritur të nënshkruanin me futbollistin. Nga ana tjetër Juventusi ka për synim t’a afrojë sulmuesin në Torino. Por kjo gjë nuk duket aspak e lehtë, pasi pronarët aktual të Crystal Palace janë gati për një ofertë rinovimi maksimal. për të bindur lojtarin të qëndrojë.