
Mauricio Pochettino është larguar nga sotli I Tottenham pas më shumë se 5 vitesh në drejtimin e skuadrës londineze. Një rekord negative me asnjë trofe të fituar, ku dallimin e bën vetëm arritja e finales në Champions League, trajneri Pochettino nuk ka marrë nofkën e dështakut. Kjo për shkak se në 5 vite ndërtoi një klub nga hiçi dhe fare pa shpenzime.
Tashmë skuadrat e mëdha janë vendosur pas teknikut, ku ekipi më I afërt për të është Bayern Munich. Gjermanët vazhdojnë të jenë pa trajner zyrtarisht, teksa I kanë besuar ekipin deri në fund të sezonit, teknikut Hans Flick. Mirëpo në Gjermani zërat sapo kanë filluar dhe me shumë siguri në verë, pasardhës i Niko Kovaç do të jetë argjentinasi Pochettino.
Nga ky lajm më i lumturi pritet të jetë, braziliani Coutinho I afruar tek Bayern në formën e huazimit nga Barcelona. Pochettino e ka kërkuar yllin brazilian edhe tek skuadra e Tottenham kur ishte trajner, por nuk e arriti dot një gjë të tillë ndërsa tashmë fati ka buzëqeshur për të dy.