Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

I palodhuri i Superiores, askush si Mario Dajsinani në 20 javë kampionat

Shkruar nga NEWSPORT
I palodhuri i Superiores, askush si Mario Dajsinani në 20 javë

Mario Dajsinani është lojtari i vetëm, që ka luajtur çdo minutë në Superiore këtë sezon. Gjatë 20 javëve kampionat, gardiani i Laçit nuk është zëvendësuar asnjëherë dhe ka nisur çdo takim si titullar.

25-vjeçari shihet si i pazëvendësueshëm te bardhezinjtë, ku luan prej vitit 2021. Po ashtu është një garanci për portën e Mirel Josës.

Vlen për t’u theksuar se Dajsinani spikati në ndeshjen e fundit me Partizanin. Sfida përfundoi 1 me 2 në favor të Laçit, ku një prej heronjve të ekipit ishte pikërisht portieri i skuadrës.

Me aftësitë e tij ia doli që të ndalë golat e sigurt të Rrapajt dhe Carës. Kampionati ka dhe më pak se gjysmën e sezonit të mbetur për t’u luajtur dhe mbetet si do shkojë për Laçin që mban vendin e pestë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga