Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

I padëshiruar edhe në Londër, mbrojtësi francez do të kthehet sërish në Barcelonë

Shkruar nga NEWSPORT
I padëshiruar edhe në Londër, mbrojtësi francez do të

Clement Lenglet, i cili është huazuar këtë vit tek Tottenham do të kthehet sërish tek Barcelona në fund të sezonit. Mbrojtësi francez ishte i padëshiruar tek blaugranat dhe prandaj u dërgua në Londër. Por klubi anglez nuk dëshiron ta mbaj më gjatë se një sezon 27 vjeçarin.

Sipas Fabrizio Romano Lenglet do të kthehet sërish në Katalonjë sapo të përfundoj huazimi në fund të sezonit. Totthenham ka qenë e lidhur me disa emra për përforcimin e qendërmbrojtjes në verë. Mes tyre përfshihet Marc Guehi dhe Josko Gvardiol. Kështuqë Lenglet do jetë i detyruar të kthehet sërish te Barcelona.

Mbetet për t’u parë nëse klubi katalan do ta nxjerrë në merkato mbrojtësin. Barcelona detyrohet 200 milion euro ndaj La Liga dhe shitja e Lenglet mund t’ju sjell sadopak përfitime klubit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga