Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

I mungon Vllaznisë, Geralb Smajli “paralajmëron” Partizanin (FOTO)

Shkruar nga NEWSPORT

Geralb Smajli ka munguar për arsye dëmtimi në dy ndeshjet e fundit të Vllaznisë. E para ndaj Erzenit në kampionat që përfundoi barazim(1-1) dhe e dyta ndaj Egnatias për Kupë, e cila u humb(1-0). Mbrojtësi i djathtë është padyshim element i rëndësishëm për Vllazninë.

Smajli ka postuar një foto nga palestra, duke treguar se është drejt rikuperimit. Akoma nuk dihet nëse do jetë i gatshëm për javën e ardhshme me Partizanin. Ndaj të kuqve, 21-vjeçari do të ishte element mjaft i rëndësishëm siç e sheh Qatip Osmani për manovrat e tij.

Kujtojmë se Smajli u dëmtua në grumbullimin e Shpresave. Mbrojtësi i Vllaznisë u dëtyrua të largohej dhe prej atëherë ndodhet në fazë rikuperimi.

[caption id="attachment_732857" align="alignnone" width="444"]Geralb Smajli Geralb Smajli[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga