Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

I la penalltinë shokut të skuadrës, LUSHNJA "ngre në qiell" Mikel Cankën

Shkruar nga NEWSPORT

Mikel Canka është një nga sulmuesit më të njohur të kampionatit shqiptar. Besnik i ekipit të Lushnjës, lojtari myzeqar duket se gëzon respekt të madh edhe nga drejtuesit e klubit.

Së fundmi në kanalin zyrtar, kanë treguar gjestin e futbollistit në ndeshjen kundër Devollit e cila u fitua minimalisht 1-0.

"Një kapiten i vërtet, një njeri i madh si Mikel Canka, që edhe pse lufton për këpucën e artë, penalltin e djeshme nuk e gjuajti si gjithmonë vet por ja dha Pepës (edhe pse ky i fundit e humbi). Kjo tregon që në Lushnjë lojtarët janë më shumë se sa një grup, ata janë një familje", shkruhej në kanalin zyrtar të klubit myzeqar.

Postimi i klubit myqezar
Poll

Lexo gjithashtu