Në Angli ende nuk e kuptojnë se si Manchester United ka mundur të shpenzojë 87 milionë euro për ta blerë nga Leicester, Harry Maguire. Pavarësisht besimit të Southgate, për mbrojtësin në kombëtaren e Anglisë ai është gjithmonë në qendër të kritikëve. Kjo gjë ka bërë që Manchesteri të mendojë seriozisht largimin e tij që këtë verë.
Sipas asaj që raporton “Daily Mail”, Djajtë e Kuq duan të heqin qafe mbrojtësin 30-vjeçar, të cilit i kanë mbetur edhe dy vite nga kontrata e tij, madje mund t'i ofronin edhe një bonus për largimin e tij nga Old Trafford.
Maguire nuk është pjesë e planeve të Erik ten Hag, i cili preferon Raphaël Varane, Victor Lindelöf, Luke Shaë dhe Lisandro Martinez dhe pret përforcime të tjera gjatë merkatos. Qendërmbrojtësi ka bërë 31 paraqitje këtë sezon në të gjitha garat, por kryesisht si zëvendësues. Vetëm 8-të ndeshje ka nisur si titullarë këtë sezon në Premier League.