
Radja Nainggolan do të kthehet te Interi në fund të sezonit. Mesfushori është huazuar deri në fund të sezonit nga Cagliari, por këta të fundit nuk kanë para mjaftueshëm për të blerë kartonin e lojtarit.
Sipas mediave në Itali, janë dy hipoteza për të ardhmen e tij. E para Interi po mendon që mund ta integrojë sërish në skuadër duke marrë edhe mirtatimin e Contes. Një tjetër hipotezë është edhe largimi përfundimtar nga skuadra.
Skenari I bujshëm është një rikthim sërish te Roma, skuadra ku Nainggolan shkëlqeu disa sezone më parë. Mbetet për t’u parë se cila do të jetë e ardhmja e mesfushorit belg pasi edhe trajneri Fonseca ka dhënë miratimin e tij për ta rikthyer te Roma.
Poll