Jasir Asani është njeriu i momentit në Kombëtaren shqiptare. Ylli kuqezi po çmend të gjithë, madje edhe UEFA-n me supergolat e tij nga distanca. Mbrëmjen e djeshme ndaj Çekisë realizoi një tjetër kryevepër me të majtën e magjishme që ka.
Asani ka bërë krenar të gjithë shqiptarët, sidomos ata që e kanë ndjekur që nga hapat e tij të parë. Një prej atyre është Skënder Gega, i cili i dha shansin të luante e të shkëlqente me Partizanin në Superiore. Pas ndeshjes ai ka shkruar disa fjalë zemre për djaloshin nga Shkupi ku shprehet mjaft krenar me arritjet e tij.
“Krenar për ty. Kur beson tek vetja dhe ndjek rrugën e duhur patjetër që do arrish në destinacionin që ke ëndërruar”, shkruan Skënder Gega.
Poll