
Sven-Goran Eriksson prej disa muajsh është diagnostikuar me kancer. Ëndrra e tij në sirtar ishte të drejtonte Liverpool.
Klubi anglez ia ka plotësuar këtë ëndërr, me Sven Eriksson që drejtori “The Reds” ditën e shtunë në një ndeshje legjendash ndaj Ajax. Skuadra angleze fitoi 4-2 dhe ky padiskutim është një nga emocionet më të bukura të 76-vjeçarit.
“Unë mendoj se të gjithë ishin fitues dhe ishte e mrekullueshme, absolutisht fantastike, e mahnitshme, një fitore e mirë, ne ishim duke humbur 0-2 dhe fituam 4-2! Unë qava. Është një kujtim i jetës”, ka deklaruar pas sfidës ish-timonieri i njohur.
Poll