Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

I dhuroi minuta në moshën 15-vjeçare, XAVI: Është MESSI i ri, ka një talent të jashtëzakonshëm

Shkruar nga NEWSPORT
I dhuroi minuta në moshën 15-vjeçare, XAVI: Është

Barcelona mori  një fitore të thellë 4-0 ndaj Real Betis mbrëmjen e djeshme, duke u afruar kështu gjithmonë e më afër titullit kampion në La Liga. Në “Camp Nou” Xavi Hernandez u kujdes që t’i dhuronte debutmin një tjetër lojtari të dalë nga akademia e Barcelonës.

Lamine Yamal debutoi në moshën 15-vjeçare, duke e bërë kështu lojtari më të ri që zbret në fushë për “katalanasit”. Madje në një rast “Messi” i ri siç të gjithë e cilësojnë pati rastin të bente debutimin e endërrave, teksa gjuajtjen e tij e ndali portieri, duke i hequr mungësinë e golit.

 “I thashë të provonte gjërat që donte dhe ai e bëri. Në moshën 15 vjeç, imagjinojeni… Ai është i veçantë dhe madje mund të kishte shënuar sonte, por portieri e ndaloi. Ai luajti me besim dhe tregoi se për çfarë është. Ai nuk ka frikë dhe talent. Disa nga pasimet e tij në rreshtin e fundit ishin vërtet të mira

Ai është një lojtar i ngjashëm me Messin e Ansu Fatin, sepse ai ka atë talent të lindur që është e vështirë të gjendet. Lamine nuk duket si një 15-vjeçar, ai është shumë i pjekur. Ai është gati për të luajtur dhe po stërvitet mirë. Ai mund të shënojë një epokë në këtë klub si pjesë e këtij ekipi”, ka theksuar Xavi pas ndeshjes për talentin e katalanasve.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga