Kastrioti fitori 1-0 ndaj Vllaznisë. Një fitore që erdhi nga Mihana që shënoi edhe golin vendimtarë.
Për “Oversport” pas sfsidës Redon Mihana do të theksonte se:
Fitorja? Një fitore shumë e rëndësishme për ne. Ekipi ka treguar shumë karakter në këto kohë. Çela i ka dhënë shumnë ritëm skuadrës.
Goli? Kisha shumë besim, pasi unë i di cilësitë e mia. Shpresoj që ky gol të vazhdojë me të tjerë.
Çfarë të tha trajneri Çela? Në fakt foli kapitenin që nuk duhet të dorëzohemi dhe të vazhdojmë deri në fund.
Kastrioti trampolinë për skuarat që kanë bërë historinë? Ndaj u largova nga Egnatia, pasi këtu mundësitë i kisha më të mëdha. Është një trampolinë e mirë. Unë do të bëj më të mirën për ekipin.