Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

I dha titullin kampion Manchester Cityt, heroi Gundogan nuk i mban dot emocionet (Deklarata)

Shkruar nga NEWSPORT
I dha titullin kampion Manchester Cityt, heroi Gundogan nuk i mban dot emocionet

Ilkay Gundogan, mesfushori i Manchester Cityt dhe i Gjermanisë, i dha titullin kampion skuadrës së drejtuar nga Pep Guardiola. 30-vjeçari ka bërë një sezon shumë të mirë dhe shpeshherë mbajti edhe shiritin e kapitenit.

U përfol edhe për një largim të Gundogan nga Manchester City, pasi kërkonte të luante titullar në çdo ndeshje, si dhe të mos ishte pjesë e rotacioneve të shpeshta të Guardiolës. Por, vetëm Gundogan, po ashtu edhe Guardiola, i kanë refuzuar këto zëra, duke i quajtur thjesht thashetheme.

Gundogan shënoi dy gola ditën e djeshme në sfidën e fundit kundër Aston Villa, për t’i dhënë fitoren 3-2 “qytetarëve” dhe njëkohësisht edhe titullin kampion. Pas ndeshjes, Gundogan u shpreh: “Një ndër ditët më emocionale të jetës time. Çfarë mënyrë për t’u shpallur kampionë të Anglisë... sërish!”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga