Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

I dha barazimin Egnatias në 'frymën e fundit', Emiljano Musta: Dua të shënoj ndaj Partizanit në Superkupë

Shkruar nga NEWSPORT
I dha barazimin Egnatias në 'frymën e fundit', Emiljano

Egnatia ka barazuar përballë Teutës në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana”, përfundoi me rezultatin 2-2. Heroi i kësaj ndeshje për rrogozhinasit ishte Emiljano Musta, i cili shënoi golin e barazimit në minutën e 96’.

Pas kësaj sfide është pikërisht mbrojtësi i majtë që foli për mikrofonat e MCN TV.

“Kam shënuar gola në 86’ apo 87’ por ky goli i sotëm ishte në frymën e fundit. Menduam që të shkonim të gjithë përpara. Të hidhej topi në zonë dhe do diltë diçka. Është e vërtetë që këtë sezon kam pasur probleme pasi e kam nisur me dëmtim, por tashmë ndihem 100% gati. Konkurrenca është e madhe me Ndrecën dhe Memollën, por dhe në kampionat konkurrenca është e madhe”, u shpreh Musta.

-Goli i sotëm apo gol ndaj Partizanit më 20 dhjetor?

“Patjetër gol ndaj Partizanit, pasi është një trofe në lojë për një ekip si Egnatia. Shpresoj që të jap asistim.”

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga