Marvin Cuni, kartoni i të cilit zotërohej nga Bayern Munich ka mbyllur aventurën e tij në Gjermani ku së fundi aktivizohej me Saarbrucken në Ligën e 3-të gjermane në formë huazimi.
Tashmë Cuni është zyrtarizuar ditën e sotme tek ekipi i Frosinone duke u bërë kështu blerja më e re e ekipit italian.
21-vjeçari ka luajtur edhe me Grossaspach dhe Paderbon ekip që është pjesë e Bundesliga 2. Ekipi i Frosinone e sheh talentin shqiptar si një përforcim të mirë në repartin e sulmit.
Futbollisti i shpresave U-21 i dalë nga akademia e Bayern Munich ka nënshkruar një kontartë me Forsinone deri në qershor të vitit 2026. Lajmin e ka bëtë të ditur vetë klubi nëpërmjet një postimi në kanalin e tyre zyrtar.
Poll