Lorenc Trashi po shkëlqen me Ballkanin ku tanimë ka arritur të fitojë edhe besimin e trajnerit Ilir Daja për vendin e titullarit. Ish mbrojtësi i Partizanit ka bërë një postim në rrjetet sociale duke u bërë nostalgjik për kohën në Kombëtare.
Para 2 vitesh, ai u ftua nga trajneri Edi Reja te kuqezinjtë duke i dhënë edhe minuta në linjën e majtë të prapavijës. Madje arriti të gjente edhe rrugën e rrjetës me Kombëtaren.
Në Instagramin e vet, gramshioti ka bërë një postim ku shfaqet në një përballje ndaj polakëve. Duket si një mesazh ky për Sylvinhon për ta pasur në konsideratë, pse jo për ndeshjet e ardhshme.
[caption id="attachment_705706" align="alignnone" width="662"] Postimi i Trashit[/caption]
Galeria fotografike ()
Poll