Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Hysaj për Mediaset: Napoli të marrë shembull Shqipërinë

Shkruar nga NEWSPORT
Hysaj për Mediaset: Napoli të marrë shembull Shqipërinë

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare dhe Napolit, Elseid Hysaj, ka folur për median e njohur italiane “Mediaset” duke komentuar sezonin e ardhshëm në Serinë A dhe gjithashtu duke kujtuar eksperiencën e bukur të kaluar në EURO 2016 me Shqipërinë.

“Ne i kemi mundësitë për të konkurruar me të gjitha ekipet. Edhe Shqipëria nuk ishte e njohur, por lojtarët e saj e bënë shumë mirë detyrën në finalet e Europianit. Frikë nga Juve? Aspak! Për të fituar një ndeshje apo një trofe i duhet lënë gjithçka kohës. Ne do të shohim se çfarë do të ndodhë, sepse në futboll kurrë nuk mund të parashikohet ndonjë gjë për “scudetton”. Të gjithë lojtarët duan të përfundojnë të parët, por në futboll kurrë nuk i dihet”, ka thënë Hysaj sa i takon shanseve të Napolit për të fituar Serinë A.

Ai gjithashtu u ndal të fliste për debutimin e tij personal në Champions League dhe Kampionatin Europian 2016.

“Unë mezi po pres për të luajtur në këtë kompeticion. Këtë vit do të bëjmë më të mirën. Jemi të përgatitur. Trajneri nuk ka ndryshuar aspak. Sarri punon shumë për skuadrën, të gjithë përmirësohemi nën drejtimin e tij dhe, sipas meje, po bën shumë mirë. Kampionati Europian ishte një eksperiencë shumë e bukur. Na erdhi keq që u eliminuam shpejt, sepse kishim shumë dëshirë për të vazhduar, por tifozët duhet të jenë të kënaqur për atë që bëmë, pasi nderuam fanellën e Shqipërisë”, përfundoi mbrojtësi i djathtë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga