Elseid Hysaj shpërblen besimin e trajnerit Sarri dhe i kthen përgjigje të gjithë kritikave të tifozëve të Lazios që kanë vërshuar drejt tij ditët e fundit.
Mbrojtësi i kombëtares shqiptare ka shënuar golin e parë me fanellën e kryeqytetasve, në miqësoren që aktualisht po luajnë përballë Belluno.
Hysaj ka shënuar gol për 4-0, në minutën e 36-të. Ky është takimi i dytë që Hysaj aktivizohet me Lazion, që prej kalimit të tij në kryeqytet me parametra zero nga Napoli.
Poll