
Skuadra e basketbollit të Vllaznisë luan sot kundër Apolonisë në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Sfida do të zhvillohet në orën 18:00 dhe është e vlefshme për javën e parë të fazës së 3-të të kampionatit kombëtar.
Takimi është shumë i rëndësishëm për shkodranët sepse Apolonia është një rival direkt në luftën për mbijetesë. Në një postim në rrjetet sociale klubi i Vllaznisë ju bën thirrje tifozëve të jenë sa më të shumtë në numër për të përkrahur ekipin.
Klubi njofton se hyrja do të jetë e lirë, kjo për shkak të rëndësisë së ndeshjes dhe pjesëmarrjes sa më të madhe të tifozëve.
Poll