Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Humbje zhgënjyese që i degdisi në vendin e 5-të, Amir RRAHMANI: Duhen shumë ndryshime

Shkruar nga NEWSPORT
Humbje zhgënjyese që i degdisi në vendin e 5-të, Amir

Amir Rrahmani kapiteni i përfaqësueses së Kosovës ka folur në një intervistë pas humbjes zhgënjyese ndaj Bjellorusisë. Rrahmani pranoi se tek Dardanët ka shumë problemedhe se duhen shumë ndryshime.

"Nuk po shkon shumë gjëra si duhet duke fillu gjatë gjithë kohës dhe kundërshtarët na vejnë në presion pas 30 sekondash. Duhen shumë shumë ndryshime për të marrë rezultatet.

Përgjegjësi kanë të gjithë që futen në fushë dhe të gjithë që vijnë në stërvitje pasi që atje fillon gjithçka dhe duhet me u përmirsu.

Na dhemb pasi nuk po arrijmë atë që duam, kam bërtitur të gjithë bashkë lojtarëve pasi duhet një sprint dhe një presing për të marrë fitoren pasi janë vetëm disa detaje të vogëla për të arritur tek suksesi.

I kërkojmë falje tifozëve unë i pari pasi jamë kapiteni i skuadrës dhe shpresojmë që bashkë me ata të kthehmi më të fortë", ka thënë Rrahmani.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga