
Frenkie De Jong ka pasur një shqetësim pas ndeshjes me Real Madridin. Mesfushori blaugrana sipas “Telegraaf” do të humbasë ndeshjet eleminatore të Hollandës ndaj Francës dhe Gjilbraltarit. Për tulipanët De Jong është një nga lojtarët më të rëndësishëm dhe mungesa e tij ndaj Francës do të ndjehet shumë
25-vjeçari do të qëndrojë në Katalonjë dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit të Barcelonës Xavi për seancat stërvitore. Gjithashtu pas sfidës me Realin shqetësime ka pasur edhe Araujo i cili nuk do të jetë me Uruguajin për ndeshjet e kombëtareve.
Poll