
Përpara sfidës me Manchester City në Champions League skuadra e Bayern Munchen ka marrë një lajm jot ë mirë. Sulmuesi Eric Maxim Choupo-Moting nuk do të jetë i gatshëm për takimin me “The Citizens”.
Kamerunasi mungoi edhe në fundjavë ndaj Freiburg dhe nuk është rekuperuar në kohe për sfidën e së martë. Problemi që ai ka pasur në gju do të penalizojë edhe për ndeshjen çerekfinale ndaj skuadrës së Guardiolës.
Në vend të tij pritet të luajë Sadio Mane, i cili sapo ka lënë pas një dëmtim. Senegalezi do të rikthehet të luajë nga fillimi pas shumë muajsh të kaluar në infermieri.
Poll