
Ultrasit e Paris Saint-Germain nuk e kanë pritur mire humbjen e ekipit të tyre ndaj Lorient. Kampionët e Ligue 1 u mposhtën 3-1.
Pikërisht pak pas kësaj humbje tifozët kanë protestuar përpara “Parc De Princ” duke i kërkuar të largohen të gjithë ata që sollën skuadrën në këtë gjendje dhe që nuk e ndjejnë fanelën.
Në banderolat e tyre shkruhej: “Ju nuk përfaqësoni njerzit tanë, kush e ndjen fanellën te PSG, të qëndrojë, në të kundër largohuni?”
Ndër të tjera ata i janë drejtuar presidentit Al-Khelaifit, “Askush nuk ju rrespekton pse duhet ta bëjmë ne?”
Kujtojmë se PSG-ja pas 33-ndeshjesh kanë grumbulluar 70 pikë, 5 më shumë se Marseille e vendit të dytë.
https://twitter.com/ActuFoot_/status/1653122954039795729?s=20