
Arsenal kishte mundësinë e artë për të fituar titullin kampion në Premier League. Por, humbja e mbrëmshme 4-1 ndaj Manchester City-it ka komplikuar seriozisht objektivin e “Topçinjve”. Për këtë ka folur, trajneri Mikel Arteta.
Ai nuk e ka fshehur mërzinë pas humbjes së thellë. Edhe pse aktualisht vijojnë të kryesojnë Premier League, “Qytetarët” kanë dy ndeshje më pak.
“City ishte më i mirë se ne gjatë gjithë ndeshjes. Nuk e kishim asnjëherë mundësinë të fitonim, duhet të jemi kokulur dhe ta pranojmë këtë. Do t’i kemi përpara edhe 5 ndeshje, jam në Angli qe shumë vite dhe e di se gjithçka mund të ndodhë deri në fund”, ka thënë Mikel Arteta.
Poll