
Bayern Munchen humbi dje në çerekfinalen e parë në Champions 3-0 ndaj Manchester City. Disfata është shumë e rëndë për bavarezët të cilët do ta kenë shumë të vështirë në shtëpi të kthejnë rezultatin. Por shënjestër në rrjetet sociale nga ekipi bavarez u bë mbrojtësi Dayot Upamecano.
Francezi nuk ishte dje në ditën e tij më të mirë duke bërë disa gabime që i kushtuan shumë skuadrës së Tuchel. Për këto ai ka marrë mjaft ofendime raciste në rrjetet sociale. Nga ana tjetër klubi i Bayern ndërhyri menjëherë duke i dalë në mbrojtje Upamecanos dhe dënoi ofendimet raciste.
Poll