
Barcelona u mund dje nga Almeria në transfertë me rezultatin minimal 1-0. Katalanasit nuk mundër do të shkëputeshin 10 pikë nga Reali, pasi këta të fundit barazuan në derbi me Atleticon. Trajneri i blaugranave Xavi Hernandez është dukur shunë i revoltuar me këtë humbje. Ai ka pasur kritika ndaj lojtarëve të tij si gjatë lojës ashtu edhe pas san ë dhomat e zhveshjes.
Sipas “Mundo Deportivo”, tekniku ishte veçanërisht i mërzitur me dy nga lojtarët e tij, Sergio Busquets dhe Gavi. Zemërimi i Xavi me Busquets erdhi pasi veteran i katalanasve humbi shumë topa në mesfushë. Xavi ju drejtua Busquets edhe gjatë sfidës duke i bërë thirrje të ishte më i vëmendshëm dhe t’i kushtonte kujdes këshillave të tij. Ndërsa Gavi la një top që më pas i kushtoi Barcelonës humbjen pasi Almeria e shfrytëzoi topin e lënë prej tij dhe shënoi.
Takimin e ardhshëm Barcelona do ta zhvillojë në “Bernabeu” përballë Real për Copa del Rey. Për këtë ndeshje Xavi do të vuaj mungesat e Lewandowski, Pedri dhe Dembele.