Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Humbi përballë Guardiolës, Ten HAG: Jemi të zhgënjyer, por do të ringrihemi më të fortë

Shkruar nga NEWSPORT
Humbi përballë Guardiolës, Ten HAG: Jemi të zhgënjyer,

Manchester United u mposht në finalen e Fa Cup nga Manchester City. Një ndeshje që përfundoi me shifrat 2-1 për “Qytetarët” të cilët morën edhe trofeun e dytë sezonal.

Erik Ten Hag pas ndeshjes do të ishte mjaft i zhgënjyer, por do të theksonte se kjo do të bëjë që djemtë e tij do të ringrihen edhe më të fortë për sezonin e ardhshëm.

“Ne jemi të thyer, të zhgënjyer sigurisht, por mund të them se jam krenar për skuadrën time. Ne bëmë shumë mirë, pësuam dy gola të butë, por ne ishim ende në lojë. Kishim një shpirt gare fantastik dhe një organizim mjaft i mirë i lojës.

Ishin gola të butë dhe të evitueshëm. Kur luan kundër Sitit dhe të mos pësosh nga loja e hapur është një kredit mjaft i madh për skuadrën, por të pësosh gola të tillë është një zhgënjim.

Kjo skuadrër tregoi karakter dhe personalitet. E dimë që kemi ende punë për të bërë, por kjo do të na bëjë më të mirë. ishte një test për ne, ne nuk ja dolëm, por që mund të marrim shumë gjëra pozitive për sezonin e ardhshëm”, tha Ten Hag.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga