Orët e vështira për familjen Morata janë rikthyer. Italia mposhti Spanjën me penallti pas 120 minutave lojë, me Alvaro Moratën që humbi një nga gjuajtjet vendimtare nga 11 metra. Kërcënimet kanë vërshuar sërish për sulmuesin e Juventus, teksa komentuesit nuk janë kursyer as për familjen.
Edhe pak ditë më parë, Morata u përball me tërbimin e rrjetit që e ofenduan deri te fëmijët. Kërcënime edhe për bashkëshorten e tij, Alice, që në rrjetet sociale u përball me mesazhe të tilla:
"Fëmijët tuaj paçin një sulm në zemër dhe ata le të vdesin", "Burri juaj ka kancer, fëmijët tuaj gjithashtu", "Lopë grua, unë kam turp të jem venecian, në vend që të tregoni paratë tuaja, ndihmoni njerëzit", "Mos guxon të postosh foto të golit të Moratës, përndryshe do të vij në shtëpinë tënde dhe do ta djeg live në Instagram", shkruheshin në kërcënimet e fansave.
Në lidhje me këto fjalë, Alice Campello, bashkëshortja e Moratas ka shkruar: "Sinqerisht, me të vërtetë nuk po vuaj nga asnjë prej këtyre mesazheve. Madje nuk mendoj se është një faktor i 'Italianëve' por i injorancës. Le të kujtojmë se është një sport dhe nuk duhet të bashkohesh për të shfryrë zhgënjimet e tua. Shpresoj që në të ardhmen të merren masa serioze për këtë lloj njerëzish sepse është e turpshme dhe e papranueshme", shkruan Alice.