Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Humbi ndaj  Laçit në "Roza Haxhiu", trajneri i Lushnjes surprizon në ndeshjen e kthimit

Shkruar nga NEWSPORT
Humbi ndaj  Laçit në "Roza Haxhiu", trajneri i

Trajneri i Lushnjes, Hysen Dedja pritet të hedhë sot në fushë ndaj Laçit në ndeshjen e kthimit e vlefshme për Kupën e Shqipërisë vetëm pak prej titullarëve, kjo për të ruajtur energjitë për ndeshjen e fundjavës në kampionat ndaj Skënderbeut.

Dedja ka menduar që të hedhë në fushë disa lojtarë që deri tani kanë qëndruar në stol. Fitorja e Laçit në takimin e parë 3-1, si duket ka shuar shpresat e lagunarëve për më tej sa i përket Kupës së Shqipërisë.

Trajneri i lagunarëve do të provojë sot disa lojtarë, të cilët kanë mundësinë e artë të tregojnë vlerat në fushë për të fituar një vend si titullar në kampionat. Kjo si duket është një strategji që po ndiqet nga ana e trajnerit, i cili me këtë rast shikon se çfarë mund t'i duhet lushnjes për pjesën e mbetur të kampionatit dhe për të zbuluar repartet që kanë nevojë për përforcim në merkaton e janarit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga