
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Itali, ku një shqiptar humbi jetën.
Sipas mediave vendase mësohet se Petrit Jashari, 22 vjeç, teksa ishte duke drejtuar kamionin e kompanisë së babait, ka pësuar aksident ku dhe fatkeqësisht humbi jetën.
Paraditen e kësaj të diele ai ishte ishte nisur të bënte një dërgesë, kur humbi kontrollin e kamionit në provincën e Pesaro Urbinos dhe në kufi me Umbrian. Mjeti u përplas me mbrojtëset anësore të rrugës dhe trupi i të riut doli nga kamioni e përfundoi në lumë.
Petriti la pas prindërit, të vëllanë dhe motrën binjake. Ai njihej edhe si futbollist, pasi ka qenë portier në radhët e të rinjve të Gubbio, Siena dhe Arezzo.
Poll