
Pasi mposhti Leiçester Sitin, kampionin e Premier Ligës në fuqi, Hull Siti, tashmë në javën e dytë të kampionatit anglez arriti të merrte tri pikë të tjera pas triumfit ndaj Suonsit. 9 lojtarë të skuadrës së sapo ngjitur në elitën e futbollit britanik u tërhoqën në fillim të sezonit nga Hull Siti, ndërsa Mek Gregor, Brus, Odubajo, Lenihan, Maguire dhe kapiteni Douson janë të dëmtuar.
13 futbollistë ka aktualisht të gatshëm trajneri i Hullit.
Por përtej këtyre problemeve, tashmë është në vend të parë pas dy javëve kampionat me pikë të plota. Në Angli kanë nisur të dyshojnë nëse Hulli mund të jetë si një Leiçester i 2-të. Shpejt për ta thënë, kampionati është i gjatë dhe s’ka vend për eufori. Për momentin “tigrat” po shijojnë suksesin e momentit, ndërsa trajneri ka thirrur për të plotësuar stolin disa lojtarë të rinj në moshë nga ekipi i të rinjve të Hullit, si në rastin e portierit të dytë, Kuciak dhe Maloni. Çfarë historie!