
Hulk luan prej 3 sezonesh në në Kinë te skuadra e Shangait. Sulmuesi brazilian duket se dëshiron rikthimin në Europë dhe një skuadër ka shfaqur interesim serioz për të. Bëhet fjalë për Espanyol që dëshiron brazilianin në ekip.
33-vjeçari ka një pagë mjaft të lartë në Kinë dhe në rast të rikthimi në Europë duhet të ul ndjeshëm rrogën e tij. Hulk cilësohej si një nga sulmuesit më të fortë dhe e për këtë arsye, Espanyol e kërkon ta ketë në skuadër për të përforcuar sulmin. Hulk në Europë ka luajtur për Porton dhe Zenitin para se të largohej drejt Kinës.
Poll