Gonzalo Higuain i përgjigjet kritikave për formën e tij fizike me një foto të postuar në Instagram, në Argjentinë.
Në çdo moment në “sulm”, edhe kur është me pushime, “mister 90 milionëshi” tregon muskujt dhe zbulon se ka humbur shumë kilogramë që nga vera e këtij viti kur u prezantua te Juventusi.
Higuain po pushon në vendlindje, ndërsa nuk ka humbur rastin për të shkrepur një foto në palestrën e klubit ku bëri hapat e para si lojtar profesionist, te Palermo në Argjentinë.
