
Ish-mbrojtësi i Barcelonës, Adriano Correia ka mbërritur në Stamboll, pasi këtë sezon do të luajë për ngjyrat e skuadrës së Besiktasit. Mësohet se 31-vjeçari ka nënshkruar me turqit për një vit, ku do të paguhet 2,4 milionë euro në vit.
Futbollisti brazilian është transferuar te skuadra Besiktasit për vlerën e 800 mijë eurove. Ai ishte pjesë e Barcelonës prej gjashtë sezonesh duke u aktivizuar në 116 takime dhe duke shënuar nëntë gola. Tashmë Adriano do të provojë një aventurë të re në kampionatin turk.
Poll