
Shkëndija e Tetovës po luan ndeshjen e kthimit kundër skuadrës së Helsinkit në fushën e kësaj të fundit, e vlefshme për turin e dytë të Europa League. Para fillimit të ndeshjes është vënë re që skuadra kuqezi është mirëpritur në gjuhën shqipe.
Në ekranin e madh të vendosur në stadium shkruhej: "Mirë se vini". Fotoja është postuar në rrjetet sociale nga gazetari i njohur Andi Kasmi, i cili ndodhet në atë impiant duke ndjekur nga afër shqiptarët e Maqedonisë.
Poll