Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Harry KANE pas rekordit historik: Natë e shkëlqyer, speciale të fitosh ndaj kampionëve aktual

Shkruar nga NEWSPORT
Harry KANE pas rekordit historik: Natë e shkëlqyer, speciale të
Harry Kane arriti të shënonte njërin nga golat e Anglisë në fitoren kundër Italisë, takim i vlefshëm për eliminatoret e Euro 2024. Ky gol është shumë i veçantë për kapitenin e “Tre Luanëve” që arrin kështu të vendosë një rekord historik. Tashmë është bërë golashënuesi më i mirë i kombëtares angleze me 54 gola në 81 ndeshje duke lënë kështu prapa Wayne Rooney që nga 2015 me 53 gola. Për “Channel  4’ lojtari i Tottenham do të theksonte se:  “Rekordi do të thotë gjithçka. Isha shumë i emocionuar kur vesha fanellën e Anglisë. I takoi të ishte një penallti dhe emocioni kur preku rrjetën ishte i jashtëzakonshëm. Ishte një moment magjik. Vendosa ku do ta godas dhe nuk isha nervoz. Ishte thjesht një natë e shkëlqyer. Nuk fitonim në Itali prej një kohe të gjatë dhe të shënosh dhe fitosh është kaq speciale. Mënyra se si u larguam nga Botërori ishte i hidhur, por ne folëm gjatë kësaj jave për atë dhe duhet ta hedhim pas krahëve. Jemi një prej ekipeve më të mira të Europës. Arritja e kësaj fitoreje tregon se jemi gati për sfidën”.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga