Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Harry Kane në Mynih, Tottenham gjen zëvendësuesin në Premier League

Shkruar nga NEWSPORT
Harry Kane në Mynih, Tottenham gjen zëvendësuesin në Premier

Romelu Lukaku vazhdon të jetë në qendër të merkatos për shkak të ardhmes së tij që është në udhëkryq. Sulmuesi e mbylli sezonin te Interi, teksa zikaltërtit nuk e blenë kartonin e tij dhe në këto kushte belgu u rikthye në Londër.

Mauricio Pochettino nuk e ka në planet e tij, kështu që largimi nga “Stamford Bridge” është çështje ditësh. Juventusi ishte skuadfra që kërkoi një shkëmbim  me Dushan Vlahovic, por as kjo tentativë nuk do të realizohet.

Tashmë në skenë ka dalë një tjetër ekip. Harry Kane me shumë gjasa do të largohet drejt Bayern Munich, pasi dy klubet kanë arritur marrëveshjen mes tyre për shifrën e 110 e milionë eurove. “Spursat” e shikojnë si të duhurin për të zëvendësuar anglezin dhe tashmë pë Lukakun shtohet edhe një pistë tjerër për të ardhmen e tij.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga