Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Harry Kane arrin akordin me Bayern Munchen

Shkruar nga NEWSPORT
Harry Kane arrin akordin me Bayern Munchen

Harry Kane ka rënë dakord për kushtet me Bayernin, sipas Christian Falk, por gjigantët bavarez duhet ende të arrijnë një marrëveshje me Spurs për një tarifë. Athletic raportoi të martën se Bayern kishte paraqitur një ofertë me vlerë 70 milion euro e cila ishte refuzuar nga klubi i Londrës veriore.

Kontrata e Kane skadon në fund të sezonit të ardhshëm dhe Spurs janë të vetëdijshëm se rrezikojnë ta humbin atë për asgjë nëse largohet në verën e vitit 2024. Ai gjithashtu ka qenë i lidhur me Real Madridin dhe Manchester Unitedin, megjithëse të parët shfaqen të fokusuar tek Kylian Mbappe, ndërsa të dytët e kanë cilësuar shumë të shtrenjtë.

Kane pritet të kushtojë rreth 100 milion euro pavarësisht situatës së tij kontraktuale, raporton The Guardian dhe Bayern ende nuk e kanë përmbushur atë vlerësim. Mbetet për t'u parë nëse ata do të kthehen me një ofertë të dytë, por marrëveshja parimore direkt me Kane do të rrisë shpresat e tyre për të siguruar nënshkrimin e tij.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga