
Të gjithë janë të 'çmendur' pas Mohamed Salah te Liverpool , por edhe në mbarë Botë. Egjiptiani ishte sërish i papërmbajtshëm edhe kundër Romes duke shënuar 2 gola që e çojnë atë në kuotën e 10 të tillëve në Champions League. Por te të kuqtë ka edhe një lojtar që ndoshta në hije po e ndihmon ekipin të arrijë suksese të njëpasnjëshme.
James Milner ishte një nga më të mirët në fushë kundër italianëve. Madje mesfushori dha edhe një asist që e dërgoi atë në kuotën e 9 në total në këtë sezon. Anglezi ka vendosur një rekord në këtë kompeticion pasi është i pari në histori që arrin 9 asist brenda një sezon në Champions League. Salah e CO shënojnë golat që i servir në mënyrë mjeshtërorë James Milner.
Poll