Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Hapi i madh në Serie A, Zanetti elozhe Stiven Shpendit: Blerje fantastike, po rritet javë pas jave

Shkruar nga NEWSPORT
Hapi i madh në Serie A, Zanetti elozhe Stiven Shpendit: Blerje fantastike,

Stiven Shpendi bëri hapin e madh në karrierë teksa u transferua nga Cesena tek Empoli në Serie A. Djaloshi kuqezi shkëlqeu në Serie C duke shënuar 12 gola e 3 asiste në sezonin e fundit, ç’ka bindën drejtuesit e Empolit ta huazonin me të drejtë blerje në merkaton e sapombyllur.

Sulmuesi i Kombëtares U21 ka debutuar duke u futur nga stoli në 2 ndeshje të Serie A përballë Monza dhe Hellas Verona. Trajneri i skuadrës, Paolo Zanetti, i pyetur në konferencën për shtyp para ndeshjes me Romën, u shpreh me elozhe për 20-vjeçarin shqiptar.

“Shpendi duhet të bëj punën e tij. Rruga në një moment të vështirë të skuadrës është një capital i madh që nuk duhet humbur. Në terma të së ardhmes, Shpendi është një blerje fantastike. Çdo javë kalon nga një djalosh tek të qenit i rritur”, tha trajneri.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga