
Pas shumë peripecish dhe ndërprerjesh të garës për Çmimin e Madh të Brazilit, Lewis Hamilton ka arritur që të dalë i parë, duke qenë triumfues. Me këtë fitore Hamilton e ka ngushtuar ndjeshëm diferencën me shokun e tij të skuadrës, Nico Rosberg, i cili doli në vendin e dytë.
Pa dyshim spektaklin në garën e sotme e ka dhuruar Max Verstappen, i cili nga vendi i 16 brenda 15 xhirosh ka arritur të mbajë vendin e tretë, duke u ngjitur në podium bashkë me dy pilotët e Mercedes.
Pista e lagësht dhe reshjet e dendura krijuan kushte jo normale për zhvillimin e garës. Çka solli disa herë ndërhyrjen e makinës së sigurisë në garë dhe ndërprerjen 2 herë të saj. 5 pilotë kanë humbur kontrollin e janë përplasur me muret mbrojtëse të pistës. I pari që ka dalë jashtë piste ka qenë Grosjean, ende pa nisur mirë gara, e më pas Ericsson dhe Raikkonen.