Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Halili debat “live me Muzakën: Nuk je Maradona ti! Mesfushori: S'të kam hedhur në gjyq, bëra kërkesë për pagat

Shkruar nga NEWSPORT
Halili debat “live me Muzakën: Nuk je Maradona ti! Mesfushori:

Në studion e “Ora Skaner” në “Ora News” ku është i ftuar presidenti i Tiranës, Refik Halili ka ndërhyrë edhe në një linjë telefonike Gjergji Muzaka.

Halili deklaroi se Muzaka nuk mund të përfitonte më shumë se 1 milionë lekë të vjetra rrogë për ato muaj që ka qenë i dëmtuar, kjo sipas kontratës së firmosur nga vetë ai me klubin bardheblu.

Ndërkohë që presidenti i 24 herë kampionëve të vendit pohoi se mesfushori 32-vjeçar në 2009-ën kaloi te Dinamo si lojtar i lirë, ndonëse Halili deklaroi se kishte në pronësi 50% të kartonit të Muzakës.

Në këtë moment, mesfushori i Tiranës tha në studion e “Ora Skaner”: “Unë kam paguar nga xhepi 30 mijë euro për t’u liruar nga Partizani, luajta një vit pa rrogë për Tiranën, ndërsa 20 mijë euro i pagoi presidenti Halili. Në këtë mënyrë u plotësuan 95 mijë euro që kërkonte presidenti Xhani i Partizanit”.

Por, Halili replikoi pas këtij momenti: “Nuk ishe Maradona që të vleje 95 mijë euro, se 50 mijë euro ishte vlera e kartonit tënd”.

Për sa i përket pagave që pretendon Muzaka deklaroi se: “Unë jam dëmtuar në ndeshje zyrtare në fund të kampionatit. Ne kemi kontrata 10 mujore, pra nuk paguhemi për qershorin dhe korrikun.

Isha i gatshëm që në gusht, megjithatë, po e lëmë sikur nuk kam qenë i tillë. Por, nga shtatori po stërvitesha me ekipin dhe u aktivizova në tetor. Pra më takojnë 7 milion lekë për muajt që kam qenë i gatshëm për të luajtur”.

Replika e Halilit për këtë temë në “Ora Skaner” ndaj Muzakës: “Nuk të takojnë aq lekë, sepse ke firmosur kontratën”, ndërsa mesfushori deklaroi: “Mirë në rregull, po a më thua dot sa muaj kam që nuk paguhem? Po e them edhe njëherë unë nuk hedhur në gjyq as Tiranën as Halilin. Thjesht kam bërë kërkesë për pagat në FSHF”.

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga