
Një vit më parë vinte te Partizani për t’u provuar, por të kuqtë e injoruan, ndoshta nga që emri i tij nuk u thoshte gjë. Çuditërisht, sot është lojtar i Hajdukut të Splitit në Kroaci. Hysen Memolla, i rritur në akademinë e Veronës në Itali, ka firmosour për këtë klub të madh në Kroaci. Lojtari i lindur në Kavajë, me kombësi shqiptare dhe italiane, luan si mbrojtësi i krahut të majtë dhe është 24 vjeç. Ai ka qenë lojtar i Veronës, që e ka huazuar shpesh në skuadra të kategorive inferiore. Të kuqtë duhet të bëhen pishman për atë që kanë humbur.
Poll