Pep Guardiola foli në konferencën për shtyp në prag të sfidës së Manchester City me Bournemouth. Tekniku u pyet edhe mbi situatën që po kalojnë disa nga lojtarët e tij, sidomos Haaland. Spanjolli u shpreh shumë i lumtur mbi sezonin që po kalon sulmuesi.
Bournemouth? Kam parë shumë gjëra që më pëlqejnë, një ekip intensiv edhe jashtë, edhe brenda në shtëpi. Jam shumë i impresionuar nga ata. Kam ndjesinë se të gjitha ndeshjet e këtij sezoni janë të vështira për çdo klub e jo vetëm për ne.
De Bruyne dhe Laporte? Kevin është gati të stërvitet, për Aymeric nuk mendoj kështu. Ndoshta De Bruyne do të jetë në dispozicion për nesër.
A është Haaland i frustruar? Erling ka qenë mbresëlënës gjithë seoznin, nuk kam nevojë për numra për ta matur atë. Ne duhet ta përfshijmë më shumë, por nuk varet nga ne, ai lëviz mirë. Ai nuk preku shumë topa në ndeshjen e fundit. Nuk është e drejtë të marrësh një ndeshje të vetme dhe të bësh një teori. Pozicioni i sulmuesit është më i vështiri në botë, ai gjithmonë ka dy lojtarë pas vetes që e markojnë. Ne jemi mirë me këtë edhe nëse ai është i frustruar. Unë jam, edhe ti je... Në jetë ndodh kjo ndonjëherë apo jo? Lumturia mbivlerësohet!”