
Erling Haaland u transferua me shumë bujë te Manchester City, megjithatë duket se nuk është ende në formën e tij më të mirë. Sulmuesi 22-vjeçar ka folur para ndeshjes kundër Ëest Ham që do të luhet nesër.
Ai është i bindur se do të bëjë mirë teksa ndihet në formë për të dhënë maksimumin. Edhe pse Premier League kërkon shumë muskuj, shprehet se do të bëjë çmos për të marrë sërish rolin e protagonistit sikurse bënte me Borusia Dortmund.
“Mendoj që është një ligë më shumë fizike, me ritëm të lartë. Më shumë presion. Është më të vërtetë një ligë fizike dhe do të jetë e vështirë. Por, po, trupi im është gati, një duel i mirë gjithmonë është i bukur.
Gjithmonë e kam shikuar Premier Ligën dhe çdo ndeshje është ndryshe. Do te kem shumë ndeshje për të luajtur, në atmosfera të ndryshme. Nga ajo që e kam parë nga jashtë tani do ta shoh nga brenda. Mezi pres të fillojë ajo”, ka thënë ai për “The Athletic”.