
Erling Haaland, sulmuesi norvegjez i Salzburgut ka arritur t'i befasojë të gjithë këtë sezon në Champions, duke shënuar 7 gola në 4 ndeshje ku është aktivizuar. Haaland ka lënë pas Lewndowskin, Icardin dhe Ronaldon. Shifra të frikshme këto që tregojnë më së miri potencialin e 19 vjecarit.
Më saktësisht, Ai ka shënuar: 3 gola ndaj Genk, 3 ndaj Napolit dhe 1 kundër kampionëve në fuqi të Champions League, Liverpool. Aktualisht Haaland është golashënuesi më i mirë në Champion League për momentin dhe ndiqet nga Leëndoëski që ka një gol më pak, pra 6. Sulmuesi Norvegjez pritet të jetë titullar në ndeshjen që Salzburg do luajë kundër Genk, në transfertë. A do ia dalë të shënojë sërish sulmuesi norvegjez? mbetet të shihet.